HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORENuk i bindi drejtuesit, Vllaznia zgjidh kontratën me futbollistin brazilian

Nuk i bindi drejtuesit, Vllaznia zgjidh kontratën me futbollistin brazilian

Vllaznia ka arritur që të zgjidhë më në fund kontratën me brazilianin Kasius Vinicius Koelho. Mbrojtësi ka qenë një nga lojtarët që nuk kanë bindur drejtuesit, edhe pse u afrua me bujë dhe firmosi.

Klubi i kishte dhënë disa ditë afat brazilianit për t’u larguar nga skuadra dhe ai ka vendosur të bëjë një gjë të tillë pasi kuptoi se trajneri Brdariç nuk e kishte aspak në plane.

Ky ishte një largim i pritshëm, i paralajmëruar prej kohësh nga “Panorama Sport”. Ajo që nuk dihet ende është se si u zgjidh kontrata.

Klubi kishte kërkuar një ndërprerje konsensuale me futbollistin, por ky i fundit fillimisht refuzoi. Ne fakt nje pike e kontrates e ka parashikuar kete gje dhe drejtuesit e klubit i jane referuar asaj.

Tashme eshte e qarte se Cassius nuk eshte me pjese e Vllaznise dhe per rrjedhoje ai nuk do te jete ojese e listes se federimit te saj per sezonin e ri.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments