Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESORECovid-19 nuk i ndahet Kosovës, katër lojtarë të infektuar te Shpresat, priten...

Covid-19 nuk i ndahet Kosovës, katër lojtarë të infektuar te Shpresat, priten përgjigjet e dyta

Futbolli kosovar vazhdon të jetë epiqendër e koronavirusit. Mediet dardane zbulojnë se katër lojtarë të kombëtares U21 janë infektuar me Covid-19, pas testeve të kryera nga i gjithë delegacioni dardan. Të katërt futbollistët e infektuar janë karantinuar dhe janë shkëputur totalisht nga pjesa tjetër e ekipit.

Nga Kosova raportohet se në kombëtare nuk janë të sigurt rreth rezultateve dhe e gjitha skuadra, përfshirë edhe katër të infektuarit do i nënshtrohen sërish testeve për tu siguruar plotësisht për infektimin e tyre dhe faktin nëse ndonjë i prekur e ka transmetuar virusin.

Ndërkohë, përgjigjet do duhet të dalin para ditës së nesërme, pasi dardanët po përgatiten për të zhvilluar betejën e radhës në kualifikueset për kampionatin europian ndaj moshatarëve të Andorrës. Kjo sfidë është planifikuar në luhet nesër, duke nisur nga ora 19:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”. /vipsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments