Wednesday, January 14, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREDerbi shqiptarësh në Kroaci, Doka triumfon ndaj Pëllumbit e Elezit

Derbi shqiptarësh në Kroaci, Doka triumfon ndaj Pëllumbit e Elezit

Lojtarët shqiptarë që spikatën në sezonin e shkuar në Superiore dhe që janë pjesë e skuadrave kuqezi, Albi Doka, Eagon Elezi dhe Jorgo Pëllumbi, sot kanë pasur radhën që të ndeshen me njëri-tjetrin në Kroaci.

Siç edhe dihet, Doka që luajti edhe titullar me Kombëtaren kuqezi ndaj Kosovës dhe Bjellorusinë, është pjesë e Goricës në kampionatin kroat, kurse Pëllumbi e Elezi, në verën që shkoi firmosën për Varazhdinin.

Të tre e nisën sfidën si titullarë, ndërsa ka dal fitimtar Albi Doka dhe Gorica, teksa e kanë mundur Varazhdinin me rezultatin e ngushtë 1-0.

/Vipsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments