Saturday, January 10, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREE RRALLË/ Pjesa më e madhe e ekipit me koronavirus, skuadra mbetet...

E RRALLË/ Pjesa më e madhe e ekipit me koronavirus, skuadra mbetet me 6 lojtarë dhe humbet ndeshjen

Situata me “COVID-19” vazhdon të krijojë probleme në botën e futbollit. Në Letoni u vendos që kampionati të përfundojë, edhe pse numri i infektimeve në vend është rritur shumë.

Çudia ndodhi në ndeshjen midis Daugavpils dhe Valmiera. Vendësit kishin vetëm 8 lojtarë në dispozicion pasi pjesa tjetër e skuadrës kishte dalë pozitiv në teste duke bërë që skuadra të përgjysmohej.

Ndeshja nis pasi edhe rregullorja e lejon që në fushë mund të luhet deri në 7 lojtarët. Por, gjatë ndeshjes gjërat dalin jashtë kontrollit dhe skuadra e Daugavpils që luante me vetëm 8 lojtarë merr dy kartonë të kuq.

Duke detyruar keshtu arbitrin të mbyllë ndeshjen dhe fitorja t’i kalonte skuadrës mike, e cila, sipas rregullores, e fitoi takimin në tavolinë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments