Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORE‘Panik’ te SKËNDERBEU, 3 lojtarë me simptomat e Covid-19 dhe në pritje...

‘Panik’ te SKËNDERBEU, 3 lojtarë me simptomat e Covid-19 dhe në pritje të përgjigjes

Panik te Skënderbeu, 3 lojtarët titullarë kanë pasur simptomat e Covid-19 dhe janë izoluar menjëherë. Kapiteni Jorgo Meksi, Arinaldo Rrapaj dhe portieri Mario Dajsinani kanë shfaqur shenjat e virusit e për këtë arsye klubi ka vendosur që t’u bëjë tamponat të 3 lojtarëve për të mësuar përgjigjen nëse janë prekur nga Covid-19.

Që të 3 lojtarët janë izoluar për të evituar kontaktet me pjesën tjetër të skuadrës dhe klubi është në ankth pasi pret me padurim përgjigjen e tamponëve.

Covid-19 prej disa kohësh ka prekur edhe futbollin shqiptar, pasi ka të infektuar te Kukësi dhe Lushnja në Kategorinë  e Parë.

Nëse Meksi, Rrapaj dhe Dajsinani do të konfirmohen pozitivë, ata do të qendrojnë për 2 javë në karantinë dhe do të jenë mungesa të mëdha për Skënderbeun pasi janë të 3 titullarë në formacionin e Ahmataj. Korçarët do të luajnë ditën e diel ndaj Partizanit në “Elbasan Arena”./newsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments