HomeKRYESOREEcuria fantastike në Champions, zbulohet shifra e majme që ka arkëtuar Barcelona

Ecuria fantastike në Champions, zbulohet shifra e majme që ka arkëtuar Barcelona

Liga e Kampionëve është një kompeticion që të mbush arkat edhe në këtë kohë krize, çdo skuadër sigurisht që ka nevojë për miliona.

Ekipi i Barcelonës ka arritur ta shfrytëzojë më së miri Championsin duke marrë 5 fitore në 5 ndeshjet e luajtura deri tani.

Një fitore në Champions vlen 2.7 milionë euro duke qenë se UEFA i ka rritur ndjeshëm bonuset dhe shpërblimet. Kjo do të thotë se katalanasit kanë arritur të marrin 13.5 milionë euro.

Në një moment të tillë, vlen çdo para që futet në arkat e klubit dhe Kuman e ka bërë më së miri.

Tani kanë ndeshjen e fundit me Juventusin për të vendosur vendin e parë në grup, por janë të avantazhuar prej fitores në ndeshjen direkte.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments