Vllaznia kryesuese e Superligës do të luaj sot me Kastriotin në transfertë. Në 13:45, në stadiumin e Kamzës të dyja skuadrat do kërkojnë pikët e plota, me krutanët që nuk njohin humbje këtë sezon, duke qenë një surprizë e bukur e elitës së futbollit në vend.
Te shkodranët do duhet të bëjnë pa tre lojtarë. Adli është I pezulluar për shkak kartonash, Da Silva vuan një dëmtim, ndërsa Kruja vijon me gjendje gripale. Në qendër të mbrojtjes, në vend të Adilit pritet Dajan Shehi.
Ai do te luaje ne mbrojtje bashke me Gurishten e Imamin, nderkohe qe pjesa tjeter e lojtareve eshte ajo qe ka luajtur ne ndeshjen e kaluar ndaj Bylisit.
Pra, ne porte do te jete Zogoviç, ndersa mesfusha do te jete e perbere nga Krymi, Marku, Isaevski, A.Hoxhaj e Imeri nderkohe qe ne sulm do te luaje serish dyshja Dilaver- Dunga.
Formacioni i mundshëm:
Vllaznia (3-4-3): Zogovic, Gurishta, Shehi, Imami, A. Hoxhaj, Krymi, Marku, Imeri, Isaevski, Dilaver, Dunga Trajner: Thomas Brdaric


