Vllaznia arriti të merrte një tjetër fitore të rëndësishme në kampionat. Skuadra e drejtuar nga Brdariç fitoi minimalisht 1-0 ndaj Partizani në “Loro Boriçi”. Një ndeshje që u dominua totalisht nga Vllaznia, por që goli erdhi vetëm në minutat e fundit nga Dilaver.

Pas ndeshjes, drejtori I Partizanit, Olsi Rama u shpreh se në stadiumin “Loro Boriçi” kishte shumë tifozë dhe kjo nuk ishte e drejtë. Elvis Plori, zv.trajeri I Vllaznisë I ftuar në emisionin Fair Play” nga gazetarja Enkeleida Zeko në Syri TV iu përgjigj deklaratës së ardhur nga klubi kryeqytetas, teksa foli edhe për ndeshjen.

“Ishte një ndeshje e radhës, ndaj një ekipi me vlera si Partizani. E vlerësuam kundërshtarin, por nuk e mbivlerësuam. Tashmë kemi krijuar besimin në vetvete dhe kemi kapacitet, lojtarë që do të tregojnë vlera. Duam të tregojmë këtë forcë tonën me të gjithë kundërshtarët.

Nuk bëmë gabimin me Kukësin, ndaj kishim një strategji të qartë, nuk i prishëm ekuilibrat në lojën tonë.

Kam respekt për klubin Partizani, edhe për Olsi Ramën, por ai i humb vlerën vetes duke bërë deklarata që Vllaznia luajti me tifozë. Shkodrës i mungon entuziazmi dhe ardhja e Vllaznisë në krye është një vlerë e shtuar e futbollit shqiptar. Publiku shkodran e vlerëson kundërshtarin dhe është një diskutim i kotë që bëhen për tifozët shkodranë’, deklaroi Plori.