Sunday, February 22, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia 'mbi tank', gati për të marrë edhe Laçin

Vllaznia ‘mbi tank’, gati për të marrë edhe Laçin

Erdenis Gurishta, Eni Imami, Herald Marku, Victor Da Silva dhe Haris Dilaver te hipur mbi tank, jane nisur drejt Laçit. Kuptohet qe nuk eshte nje histori e vertete, por nje “shpikje” e tifozeve shkodrane.

Kjo foto e modifikuar po ben xhiron ne rrjetet sociale, por kuptohet qe identifikon objektivin e Vllaznise per ndeshjet e ardhshme ne kampionat, ku do te shkoje me objektivin e qarte per te fituar.

“Laçi- Vllaznia, Vllaznia po vjen. Se shpejt ne çdo stadium te Shqiperise”- shkruhet mbi kete foto. Ne Shkoder e kane marre shume seriozisht rikthimin e skuadres se tyre te zemres serish ne nivele te larta.

Tifozet kane filluar te enderrojne per titullin kampion dhe si rrjedhoje, nuk mungojne ta ndihmojne ekipin e tyre me mbeshtetjen qe po i japin ne te gjitha drejtimet.

Ajo qe mbetet eshte tashme te shohim vazhdimesine. Vllaznia “ka hipur mbi tank” dhe ka nisur marshimin e saj drejt Laçit, ku e pret beteja e rradhes./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments