Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREZYRTARE/ U largua nga Vllaznia, mesfushori prezantohet te skuadra e re

ZYRTARE/ U largua nga Vllaznia, mesfushori prezantohet te skuadra e re

Tashmë është zyrtare, Behar Ramadani përforcimi i parë i ekipit të Drenicës. Mesfushori që sezonin e shkuar mbajti veshur fanellën e Vllaznisë, i është bashkuar skuadrës së Bledar Devollit që militon në Superligën e Kosovës.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi i Drenicës nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare.

Mësohet se Ramadani ka firmosur kontratë deri në fund të sezonit, teksa është venë menjëherë nën urdhrat e trajnerit Devolli.

Në të kaluarën 30-vjeçari shkodran ka mbajtur veshur edhe fanellën e Luftëtarit, Tërbunit, Burrelit, Mamurrasit, teksa kjo do të jetë aventura e parë në kampionatin e Kosovës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments