Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLBraziliani Da Silva mbetet jashtë, ja formacioni i mundshëm i Vllaznisë ndaj...

Braziliani Da Silva mbetet jashtë, ja formacioni i mundshëm i Vllaznisë ndaj Teutës

Braziliani Viktor da Silva do të jetë mungesa e vetme e kuqebluve për takimin ndaj Teutës. Stafi po e përgatit ekipin për të qenë i gatshëm për sfidën e radhës me këtë mungesë, por edhe pa praninë e tre lojtarëve tashmë të larguar si Lekaj, Ramadani e Isufi.

Ndërsa nga sa është shikuar edhe në stërvitjen e djeshme, tekniku ka pasur të gatshëm të gjithë lojtarët e tjerë. Nisur edhe nga paraqitjet e fundit, formacioni që do të startojë takimin ndaj Teutës nuk pritet që të ketë ndryshime.

Vllaznia 5-1

Në portë do të jetë Zogoviç; në mbrojtje treshja Gurishta-AdiliImami; në mesin e fushës pritet të jetë sërish e njëjta pesëshe e përbërë nga Imeri, Krymi, Marku, Jonuzi e Isaevski; ndërsa në sulm është piketuar dyshja Dilaver-Ardit Hoxhaj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments