Perballja e vendit te pare me te dyte te renditjes, e ben sfiden e neserme ne mes Vllaznise dhe Teutes shume interesante. Ne prag te kesaj ndeshje ka folur per mediat mesfushori kuqeblu Herald Marku qe eshte shprehur i bindur per nje vijemesi te rezultateve pozitive edhe ndaj durrsakeve ne takimin e neserm.
“Jave pas jave ne vazhdonim te ishim surprize per te gjithe. Une kisha besim qe do te ishim nje ekip shume i forte, siç dhe po e tregojme. Kjo sepse e shikoja ekipin ne stervitje dhe keto rezultate i prisja.
Ne vend te pare mund te arrish, por veshtiresia eshte ta mbash ate per nje kohe sa me te gjate. Duhet te kemi vazhdimesi, te qendrojme ketu ku jemi”- ka thene fillimisht Marku ne lidhje me ecurine e deritanishme te skuadres.
I pyetur nderkohe per largimet e ndodhura se fundi ne skuader, nese ato kane ndikuar apo jo, mesfushori i kuqebluve pergjigjet: “Kemi largime dhe personalisht mendoj se duhen zevendesuar, por kjo eshte pjese e klubit dhe ata po punojne ne kete drejtim”.
Neser nderkohe Vllaznia do te luaje ndaj Teutes ndeshjen e rradhes dhe ne lidhje me te, Marku do te deklaronte: “Kjo eshte nje ndeshje e rradhes per ne, ndaj nje kundershtari shume te forte. Ashtu si çdo ndeshje tjeter, e vleresojme maksimalisht edhe kete dhe do te japim maksimumin ne fushen e lojes.
Mendoj se do te jete nje ndeshje qe do te percaktohet nga detajet. Te dy ekipet kane lojtare cilesore ne perberje. Ekipi duhet t’i kete te gjitha hallkat per te patur sukses.
Nuk kemi pse t’i trembemi as Teutes. Duhet te vazhdojme ne menyren dhe me lojen tone e gjithçka do te jete ne rregull. Skuadra eshte e kompletuar dhe kete e ka treguar jave pas jave. Gjithsesi e rendesishme eshte qe te kete edhe perforcime te tjera sepse kampionati eshte i gjate”.







