Monday, January 26, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREObjektivi i madh i Bayernit, gati oferta e çmendur për yllin e...

Objektivi i madh i Bayernit, gati oferta e çmendur për yllin e Barcelonës

Bayern Munchen i është rikthyer ditëve të lavdishme dhe sot për sot është një nga ekipet më të frikshme në planet. Ulja e Hans-Dieter Flick në stolin e ekipit bavarez nëntorin e vitit 2019, solli “ringjalljen” e rekordmenëve gjermanë.

Prej atij momenti, Bayerni u rikthye të luajë një futboll shumë të bukur. Ekipi fitoi 5 trofe vitin e kaluar, praktikisht gjithçka.

Drejtuesit po mendojnë për sezonin e ardhshëm dhe kanë piketuar një përforcim për në verë.

Bild raporton se i preferuari i Bayern Munchen është Frenkie De Jong. Barcelona pagoi 86 milion euro tek Ajax korrikun e vitit 2019 për mesfushorin holandez.

Drejtuesit e Bayern nuk duan të nxitohen dhe po përgatisin një ofertë tunduese për 23-vjeçarin dhe ekipin spanjoll. /abcnews/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments