Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREFjoart Jonuzi në formë, titullar për Vllazninë edhe nesër ndaj Teutës

Fjoart Jonuzi në formë, titullar për Vllazninë edhe nesër ndaj Teutës

Vllaznia do te luaje neser ndaj Teutes ndeshjen e rradhes per kampionat dhe tek skuadra shkodrane pritet te mos kete ndryshime ne formacion.

Ajo qe te ben pershtypje eshte se trajneri Brdariç nuk ka nder mend ta ndryshoje formacionin e ndeshjeve te fundit. Perderisa gjerat kane shkuar mire me ate 11-she, nuk ka pse te beje levizje.

Por kjo mund te penalizoje lojtare si Kruja apo ndonje tjeter qe po kalojne nje forme te mire, megjithate ky i fundit ka mbetur jashte qe prej momentit kur kaloi nje gjendje jo te mire shendetesore.

Ne vend te tij u aktivizua Fjoart Jonuzi qe ka bindur me lojen e tij dhe eshte kthyer ne nje element te rendesishem per mesfushen kuqeblu.

Sebashku me Krymin dhe Markun, ai formon treshen e mesfushes qe padyshim ka nje merite tek rezultatet pozitive edhe ne ndeshjet e fundit. Prandaj dhe Jonuzi do te jete serish ne fushe edhe neser ndaj durrsakeve./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments