Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREVllaznia U17 fiton pastër dhe kualifikohet për në turin e dytë të...

Vllaznia U17 fiton pastër dhe kualifikohet për në turin e dytë të Kupës

Vllaznia U17 ka fituar dhe eshte kualifikuar pa shume veshtiresi per ne turin e dyte te Kupes se Shqiperise.

Paraditen e sotme ajo eshte ndeshur ne Kamez me ekipin e Kinostudios te cilin e ka mundur me rezultatin e paster 3-0 duke u kualifikuar kesisoj per me tej.

Te tre golat per ekipin shkodran jane shenuar ne pjesen e dyte te ndeshjes. Fillimisht ka qene futbollisti Ersi Zaganjori qe ka zhbllokuar rezultatin ne minuten e 50-te, ndersa me pas kane ardhur edhe dy gola te tjere.

I dyti ka patur per autor futbollistin Rei Boshti ndersa i treti eshte shenuar nga Halili tre minuta para fundit te ndeshjes.

Perfundimisht 3-0 dhe Vllaznia U17 nen drejtimin e trajnerit Brikeno Bizi eshte kualifikuar per ne turin e dyte te Kupes se Shqiperise./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments