I qetë dhe si zakonisht “me këmbë në tokë”, drejtori sportiv Matko Djarmati nuk ka kaluar në eufori as pas fitores me Teutën e cila e shkëputi Vllazninë 9 pikë prej saj.

Në një intervistë për “Shkodra Sport” ai e ka konsideruar një fitore me shumë vlerë fitoren ndaj durrsakëve, një prej rivalëve të tyre dhe për rrjedhojë e konsideron një fitore dyfish.

Djarmati po ashtu ka folur edhe për merkaton duke shpjeguar edhe prioritetin që klubi shkodran ka për përzgjedhjet që do të bëjë gjatë janarit. Ja si është shprehur ai në intervistën e dhënë për “Shkodra Sport”:

– Djarmati, së pari urime per fitoren…

Faleminderit shumë nga ana juaj.


– Vllaznia arriti te fitoje perballjen ndaj Teutes. E meritoi Vllaznia fitoren?

Po patjetër që po. Ishim dominues absolut në fushë deri në minutat para kartonit të kuq ndërsa në 20 minutat e fundit Teuta nuk ka krijuar asnjë rast serioz në porten tonë.

– Skuadra u shpreh mire ne fushen e lojes ku dhe arriti fitoren. E kishit vleresuar maksimalisht Teuten para ndeshjes?

Normalisht që po sepse Teuta eshtë një nga ekipet pretendent per titull. Prandaj dhe këto tre pikë që morëm ndaj saj, kanë vlerë dyfish.

-Hoxhaj shenoi serish gol vendimtar per Vllaznine dhe duket se keni bere “bingo” me afrimin e tij ne ekip. Nje vleresim per kete lojtar?

Çdo lojtar, nga Arditi, Imami, Isaevski, Dilaver, Imeri, plus lojtaret që ishin edhe vjet e që janë boshti ekipit tonë, kanë meritat per rezultatin që kemi marrë deri tani. Jemi një ekip i kompletuar.

– Çfare mund te arrije Vllaznia me kete performance?

Se di, nuk jap dot pergjigje tani. Deri në këto momente jemi brenda objektivave dhe jemi të gjithë të kënaqur.

– Dhe se fundmi, diçka per merkaton?

Po kerkojmë të bëjmë korigjime te vogla ne ekip, por deri tani jemi shume knaqur me formacionin dhe lojtaret nga stoli. Ne nuk do të sjellim ne ekip një lojtar që nuk pershtatet me lojen tonë. Ky do të jetë kriteri kryesor.
Intervistoi: Andi GJURGJEJ