Ardit Hoxhaj ishte njeriu i ndeshjes në fitoren 1-0 të Vllaznisë kundër Teutës. Në minutën e 60-të, sulmuesi vlonjat shkundi portën durrsake, ndërsa 8 minuta më vonë u ndëshkua me karton të kuq për gjest antisportiv.

Për këtë, shtatshkurtri ka bërë një postim në rrjetet sociale ku kërkon falje skuadrës dhe tifozëve shkodranë. Në fund jep një mesazh për të gjithë skeptikët dhe kritikët e Vllaznisë në këtë edicion futbollistik.

“E para dua t’i kërkoj falje ekipit dhe gjithë tifozëve për kartonin e kuq. Është një ndërhyrje që mua më ka marrë inercia e fushës, ma ka rritur shpejtësinë, por nuk kam pasur për qëllim të vras vëllain tim, Denis Pjeshka.

Edhe e kam tërhequr këmbën drejt vetes në fund, për të mos e lënë të lirë dhe ta godas. Për të gjithë gjarpërinjtë kam këtë foto të tabelës së klasifikimit”, shkruan ai./newsport/