Nje lajm i mire per kolegjiumin e arbitrave te Shkodres. Pjestari i tij, Indrit Myrtja do te rikthehet te arbitroje sot serish ne Superlige.

Sektori i Arbitrimit ne Federaten Shqiptare te Futbollit i ka besuar atij drejtimin e nje ndeshje shume te veshtire, siç eshte ajo Bylis- Tirana qe do te luhet ne stadiumin e qytetit te Ballshit.

Per Myrtjen kjo do te jete ndeshja e tij e dyte sivjet ne Kategorine Superiore teksa e para ka qene ajo ne mes Kukesit dhe Apolonise.

Bashke me Myrtjen ne kete ndeshje do te jete edhe asistenti shkodran Mehmet Bega, nderkohe qe asistenti tjeter eshte ai i kolegjiumit te Tiranes Egin Doda.

Padyshim qe te gjithe shpresojme qe gjithçka t’i shkoje mbare dhe arbitri shkodran te vazhdoje te drejtoje me sukses edhe ndeshje te tjera ne Superlige sepse me formimin dhe pergatitjen qe ka, garanton shume./SHKODRA-SPORT.COM/