Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E PAREPortieri Vjerdha gati të lërë Veleçikun. Një tjetër skuadër po 'e josh'

Portieri Vjerdha gati të lërë Veleçikun. Një tjetër skuadër po ‘e josh’

Pas 2 sezonesh e gjysem tek Veleçiku, portieri Zamir Vjerdha mund te ndryshoje skuader. Gjasat jane qe te ndodhe keshtu qe ne merkaton e janarit.

Dhe ne fakt, skuadra e cila po interesohet me se shumti per te eshte Terbuni i Pukes. Drejtuesit e ketij te fundit prej disa ditesh kane nisur perpjekjet per te fuqizuar skuadren dhe per kete arsye, do ta nisin nga porta.

Eksperienca e Vjerdhes ne kategorine e pare dhe aftesite e tij, e bejne ate nje portier te kerkuar prej disa skuadrave dhe tashme eshte momenti per te vendosur.

Kuptohet qe mes Terbunit dhe portierit shkodran tashme mbetet vetem percaktimi i detajeve financiare te transfertes dhe nese mes tyre gjendet akordi, atehere kjo levizje mund te realizohet.

Vjerdha eshte rritur tek Akademia Vllaznia, me pas ka luajtur me Vllaznine B nje sezon, ndersa ne keto te fundit 23 vjeçari ka luajtur ne Koplik ku ka treguar vlerat e tij, por tashme duket se do ta shohim tek Terbuni./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments