HomeFUTBOLLSkënder Gega largohet nga Superiorja, nis një aventurë të re me futbollin

Skënder Gega largohet nga Superiorja, nis një aventurë të re me futbollin

Skënder Gega nuk largohet nga futbolli, ndonëse duket se tashmë do të ketë një tjetër mision. Ai ka ngritur akademinë e vet në kryeqytet dhe synon që tashmë t’u dedikohet talenteve.

“Red Eagle Socer Academy”, do të jetë akademia e ish-trajnerit të Kukësit dhe Partizanit që do të nisë nga puna për ekipet U-7, U-9, U-11 dhe U-13.

Përvoja e madhe si ish-futbollist, por dhe suksesi si trajner pritet që të sjellë suksese edhe me moshat, ndërsa ka punuar edhe në SHBA vitet e shkuara me fëmijët.

Kujtojmë që në Shqipëri, Skënder Gega ka drejtuar Shpresat U-21, por edhe ekipet e njohura në elitë, si Partizani, ku fitoi edhe titullin kampion, por edhe Kukësin, në krye të cilit ishte këtë sezon dhe dha dorëheqjen pak javë më parë.
/Vipsport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments