Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREKamarata: Vllaznia e dominoi sfidën, kemi bërë gjithçka keq

Kamarata: Vllaznia e dominoi sfidën, kemi bërë gjithçka keq

Pas humbjes turpëruese 0-6 ndaj Vllaznisë në stadiumin “Loni Papuçiu”, trajneri i Apolonisë, Fabricio Kamarata në një prononcim pas ndeshjes në mikrofonat e “SuperSport” ka analizuar këtë takim:

“Bëmë gjithçka keq ndeshjen e sotme, Vllaznia dominoi, morëm katër gola në goditje normale. Sot dua të flas vetëm per krenarinë, për të treguar sa vlejmë, ne do ta provojmë deri ne fund mbijetesën.

Në ndeshje duhet të jemi më dinakë, sepse duhet të japim gjithçka, duhet të kemi krenarinë dhe të luajmë për të arritur këtë objektiv.

Diop është i dëmtuar nuk do të jetë në fundin e sezonit, Agiare gjatë stërvitjes është dëmtuar dhe ishte sot në pankinë për të përkrahur ekipin.

Katër lojtarët e tjerë janë të pezulluar nga vendimet e mia dhe unë i marrë përgjegjësitë sepse unë dua të kem në përbërje lojtarë që besojnë deri në fund tek mbijetesa.”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments