Thursday, July 2, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMERKATO/ Mesfushori pukjan Leandro Frroku transferohet tek skuadra e Superiores

MERKATO/ Mesfushori pukjan Leandro Frroku transferohet tek skuadra e Superiores

Leandro Frroku është futbollisti më i ri i Vorës. Mesfushori 22-vjeçar me origjinë nga Puka vendosi që të mbyllte aventurën e tij me Asteras Aktor B në Greqi, për t’u transferuar si lojtar i lirë në Superiore.

“Frroku ka qenë gjithashtu pjesë e përfaqësueseve të moshave të Shqipërisë, duke përfaqësuar fanellën kuqezi nga U-16 deri te U-21, rrugëtim që pasqyron cilësinë, vazhdimësinë dhe potencialin e tij”, shkruan ndër të tjera klubi vorak.

Kujtojmë se 22-vjeçari e ka nisur karrierën e tij te Panathinaikos, ku është formuar si lojtar teksa ka qenë për 10 vite tek Akademia e tij. Nga kryeqytetasit grekë, u largua në janar të vitit 2025, ndërsa tani nis aventurën re në Shqipëri.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments