Tifozet e Vllaznise jane te mrekullueshem. Perveç menyres se veçante me te cilen e mbeshtesin ekipin e tyre te zemres, ata jane te shkelqyer edhe jashte saj.

Pak kohe me pare disa prej tifozeve kuqeblu moren nje inisiative per te mbledhur fonde per nje nga koleget e tyre, tifozin e mrekullueshem te Vllaznise- Mondin.

Nderkohe sot ka qene tifozi tjeter Nderim Grabolli ai qe ka mbeshtetur nje inisiative tjeter per t’i ardhur ne ndihme nje femije 13 vjeçar qe kerkon mbeshtetje financiare sepse i duhet t’i nenshtrohet nje nderhyrje kirurgjikale

Permes nje postimi ne rrjetet sociale, “Nero Dobraçjani”- siç e njohin te gjithe, ka bere thirrje per mbeshtetje te gjitheve duke shkruar:

“Apel per ndihme! Babai Jurgenit me ka ba nje thirrje sot per djalin 13 vjeçar qe i kerkohet nje operacion ne koke. Ai mu drejtu mua si pjestar i Vllaznise ne kete muaj te Madhërishëm të Ramazanit. Ju kerkoj te gjitheve te kontribuoni sa keni mundesi per t’i shpetuar vogelushit jeten per te hyre ne operacion i cili kushton 4000 euro.

Arka eshte vendosur tek Vila Saga perball Sahatit. Vogelushi do shpetohet sido qe te shkoje ndihma financiare por une e ndava me juve qe te bahemi tane bashke ta shpetojme vogelushin nga Shkodra sepse neser ai do bahet nje tifoz kuq e blu i dashur dhe nje king.
Zoti ju shperblefte ne kete muaj te meshires”