Ka provuar që të luajë në Supeiore me disa skuadraa, ndërsa në Kategorinë e Parë, Lushnjën e ngjiti në elitë, e tashmë Egnatian drejt asaj rruge. Endri Magani, peqinasi që vjen nga një familje e njohur, si një nga më të mirët në radhët e skuadrës rrogozhinase. I ftuar në emisionin “E hëna sportive”, lojtari i Egnatias, Endri Magani u shpreh: “Mendoj se të dyja grupen kanë konkurrencë. Nuk e kam ndjekur shumë garën e veriut pasi kemi pasur ndeshjet tona. Kam ndjekur ndeshjen e fundit, Korabi-Dinamo e cila ishte një ndeshje fortë. Kush ekip do gabojë më pak do të ngjitet në Superligë”.

“Nuk kemi pasur presion pasi vinim nga një fitore kundër Besës dhe ndeshjen e kishim përgatitur shumë mirë. U futëm në fushë për të fituar pasi dihet që ishte një ndeshje që na shkëpuste akoma më shumë nga Tomori dhe në fund e arritëm me sukses”.

“Nuk e di tani po e shikoj deklaratën e trajnerit të Beratit. E ka nga që ka humbur ndeshjen. Nuk ka mundësi që dikush të ketë shkuar në dhomat e zhveshjes së Tomorit dhe t’i ketë bërë presion lojtarëve. Janë të dyja penalltinë dhe trajneri i Tomorit, Sinella t’i shikojë mirë që janë sade të dyja. Nuk kam asgjë me trajnerin, por meqë tha që nuk janë penallti”.

“Sezoni? “Që nga momenti i parë që kam firmosur ka qenë një projekt që ne të ngjiteshim në Superligë dhe e kemi nisur kampionatin si pretendent. Kam respekt për të gjitha ekipet kundërshtare pasi kanë dhënë shumë futbollin shqiptar. E kam thënë që nga fillimi që ne rivalë kemi vetëm veten tonë pasi kemi një skuadër që ka luajtur në Superligë. Kemi një president që janë të rallë si ai. Ka bërë fushën e stërvitjes dhe para kampionatit përfundon edhe stadiumi. Mundohem të jap më të mirë për skuadrën. Trajneri Magani na kritikon gjithmonë dhe kur luajmë mirë kërkon gjithmonë të luajmë më mirë”.

“E ardhmja? “Me Egnatian më përfundon kontrata në fund të sezonit, ndërsa përsa I përket nëse do të jem pjesë apo jo do e shikojmë. Duam të arrijmë objektivin e më pas të shikojmë”, – tha Endri Magani, një nga lojtarët e spikatur te Egnatia dhe në Kategorinë e Parë…