Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREShfryn futbollisti i skuadrës së Kategorisë së Dytë: Arbitër kamikaz, po na...

Shfryn futbollisti i skuadrës së Kategorisë së Dytë: Arbitër kamikaz, po na lodhin

Naftëtarit nuk i del inati me humbjen e fundit me Maliqin. Një ndeshje e vendosur nga një 11-metërsh në shtesë.

Kuçovarët jo vetëm që pretendojnë se faull nuk kishte, por ankohen për kartonët e marrë. Mesfushori Ardian Gega, i cili ka edhe rolin e zv.trajnerit, “shfryn” hapur ndaj gjykimit.

“Nuk është vetëm rasti i penalltisë që vendosi këtë ndeshje ‘të paravendosur’, në atë 105-minutësh ndeshje.

Naftëtari mori 10 kartonë të verdhë vetëm nga kontestimet e çdo vendimi absurd të një kamikazi. Këto arbitrime të lodhin.

U bënë 5 ndeshje me të njëjtin gjykim, kjo për shkak se paragjykohemi. Naftëtari e ka ‘play off’-in dhe nuk i nevojiten pikët. Ne luajmë për një qytet të tërë. Le të flasë fusha për ekipin më të mirë, jo individi që paguhet për të vendosur drejtësi”, tha Gega për gazetën.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments