HomeFUTBOLLÇyrbja drejt Superiores, ofertat për të nuk mungojnë

Çyrbja drejt Superiores, ofertat për të nuk mungojnë

Arbër Çyrbja është një mesfushor me eksperiencë që në të shkuarën është aktivizuar në elitë me ekipet e Besës, Kukësit, Teutës, por edhe Erzenit si i huazuar.

Sezonin e shkuar, Çyrbja u aktivizua në elitën e futbollit kosovar, me një skuadër si Gjilani.

Por, duket se pak ditë më parë, ai konfirmoi divorcin me gjilanasit dhe tashmë e sheh të ardhmen e tij në Superioren shqiptare, të cilën e njeh mjaft mirë. Madje nuk kanë munguar edhe ofertat më adresë të tij nga ekipe elitare.

Arbër Çyrbja tashmë që është në kulmin e karrierës synon që të bëj zgjedhjen e duhur dhe të bëhet pjesë e ndonjë ekip të nkohur dhe që të ketë synime madhore në elitën e futbollit shqiptar.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments