Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREIsh-drejtori sportiv i Tiranës ‘pasuron’ PARTIZANIN me mesfushorin shkodran

Ish-drejtori sportiv i Tiranës ‘pasuron’ PARTIZANIN me mesfushorin shkodran

Arbi Laçi është një nga njerëzit që punoi me devotshmëri në klubin e Tiranës. Ish-drejtori sportiv kontribuoi në titullin kampion të bardhebluve me punën dhe bashkëpunimin e tij me presidentin Refik Halili.

Që prej largimit nga kryeqytetasit, 32-vjeçari nuk u largua nga futbolli teksa fillimisht punonte pranë Ligës Profesioniste si shef i sektorit të garave.

Ndërsa tanimë, në këtë periudhë të nxehtë vere, ai ka zgjedhur të përfaqësojë disa lojtarë të elitës dhe jo vetëm. Herald Marku është futbollisti më i ri i Partizanit.

E pikërisht ndërmjetësi për këtë transferim duket se ka qenë vetë Laçi. Ky i fundit ka bërë një postim në rrjetet sociale ku shkruan: “Marrëveshja përfundoi”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments