Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORENga Partizani te Vllaznia, 23 vjeçari dje pjesë e miqësores ndaj Buduçnost

Nga Partizani te Vllaznia, 23 vjeçari dje pjesë e miqësores ndaj Buduçnost

Markovanbasten Çema është në provë te Vllaznia. Sulmuesi që mbylli sezonin e fundit me Partizanin B prej ditësh është pjesë e lojtarëve që Brdaric po vëzhgon për sezonin e ri.

23 vjeçari u bashkua me Dinamon në Kategorinë e Parë në 2017, për të kaluar më pas me Kukësin në Superligë, ku qëndroi një sezon.

Disa muaj edhe me Erzenin për të nënshkruar me Partizanin B në janar të këtij viti. Duket se Çema po kërkon një shans te Vllaznia.

Shtatëlarti ishte pjesë e skuadrës në miqësoren që kuqeblutë barazuan dje 1-1 me kampionët e Malit të Zi, Buducnost në Podgoricë. Fjala e fundit do i takojë trajnerit Brdaric./newsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments