Hristijan Dragarski është afrimi i parë zyrtar i Teutës në merkato. Mbrojtësi 29-vjeçar i është bashkuar kampionëve të Kategorisë Superiore, nga ekipi i Pelister Bitolës, që militon në elitën e futbollit maqedonas, teksa ka firmosur një kontratë 1 vjeçare me blutë.

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi durrsak bën me dije, se Dragarski nga sot është bashkuar me skuadrën në Ohër ku po zhvillohen përgatitjet për paraqitjen në eliminatoret e UEFA Champions League.

Në të kaluarën mbrojtësi maqedonas është aktivizuar edhe me Strugën, Pobedën, Konkordian dhe Radnik. Gjithashtu Dragarski numëron edhe 5 paraqitje me 21-vjeçarët e Maqedonisë së Veriut si dhe 7 ndeshje me përfaqësuesen e 19-vjeçarëve.

Mbrojtësi në sezonin e fundit mbante shiritin e kapitenit te skuadra e Pelister dhe ishte një lider i Pelisterit.