Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESORERezulton pozitiv, mesfushori humb ndeshjen deçizive në Europian

Rezulton pozitiv, mesfushori humb ndeshjen deçizive në Europian

Mesfushori i Skocisë, Bili Gilmur ka humbur ndeshjen me Kroacinë, e cila do të zhvillohet ditën e nesërme. Pas testeve të kryera, lojtari ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe për këtë arsye është izoluar menjëherë.

Gilmur do të qëndrojë të paktën 10 ditë në karantinë, deri sa virusi të jetë larguar përfundimit nga trupi i tij.

Lajmi është konfirmuar nga vetë kombëtarja e Skocisë që njofton se lojtari do të mungojë në një ndeshje deçizive siç është ajo e të martës ndaj Kroacisë.

Skocia mban vendin e fundit në grupin D me 1 pikë, po aq sa Kroacia dhe në rast të një fitoreje do të shkonin në vendin e tretë në kuotën e 4 pikëve, duke shpresuar te kualifikimi më tej, nëpërmjet vendit të tretë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments