Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREDonaruma bën vizitat mjekësore për PSG, gati edhe kontrata milionere

Donaruma bën vizitat mjekësore për PSG, gati edhe kontrata milionere

Portieri Xhanluixhi Donaruma ka përfituar ditën e sotme nga dita e lirë që iu ka dhënë futbollistëve trajneri i kombëtares, Roberto Mançini.

Gardiani është larguar nga Koverçiano dhe i është drejtuar një klinike në Romë për të bërë vizitat mjekësore për llogari të PSG.

Në rast se gjithçka shkon mirë, atëherë do të vijë edhe firma me parisienët. Një kontratë e cila do të jetë me kohëzgjatje pesëvjeçare dhe nga e cila 22-vjeçari do të përfitojë plot 10 milionë euro në sezon.

Kështu, mbeten vetëm detaje deri në zyrtarizimin e Donarumës, i cili tashmë mund të konsiderohet si ish-portieri i Milan. /VipSport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments