Vllaznia ka njoftuar ditën e sotme se ka rinovuar kontratën me portierin Bojan Zogoviç. Gardiani malazez ka zhvilluar një sezon të këmaqshëm me kuqeblutë dhe në këtë formë klubi ka menduar ta ketë pjesë edhe për një tjetër vit.
Pritet që edhe sezonin e ardhshëm, ai të mbajë vendin e titullarit në ekip dhe të jetë një garanci për repartin e prapavijës në formacionin e trajnerit Tomas Bërdariç. /VipSport.al/
Njoftimi i Vllaznisë:
PORTIERI BOJAN ZOGOVIÇ RINOVON EDHE PËR NJË SEZON
KF Vllaznia bën të ditur se ka arritur akordin dhe ka firmosur kontratën e re me portierin Bojan Zogoviç, për të qenë edhe për një sezon tjetër pjesë e skuadrës kuqeblu.









