Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLPas Luftëtarit edhe Elbasani drejt shkrirjes. Do krijojë ekip të ri

Pas Luftëtarit edhe Elbasani drejt shkrirjes. Do krijojë ekip të ri

Elbasani preku fundin në sezonin që lamë pas teksa klubi ra në Kategorinë e Dytë. Financat janë problemi kryesor i verdhezinjve që nuk u mbështetën nga Bashkia, por edhe nga ata që pretendojnë se kanë klubin, kompania angleze Mançester Group. Këta të fundit nuk janë gjendur asnjëherë pranë ekipit, e kështu duket një histori mashtrimi.

Të gjendur para kësaj situate, Këshilli Bashkiak i Elbasanit ka vendosur të krijojë ekipin e ri, Akademia e Futbollit Elbasani. Këta të fundit pritet që të kalojnë në duart e privatit, megjithatë përsa kohë të ndodhë kjo, Bashkia do të kujdeset.

Klubi i ri do ta nisë rrugëtimin nga Kategoria e Tretë në përpjekje për t’u rikthyer në elitë, edhe pse nuk do të jetë më i njëjti Elbasan.

Kujtojmë se klubi tradicional i Elbasanit do të vazhdojë të ekzistojë, megjithatë pa financa është i predispozuar të shkrihet. Kjo është një mënyrë zgjidhje ekstreme, të cilën e ka ndjekur edhe AF Luftëtari që tashmë është në Kategorinë e Dytë. /VipSport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments