Kukësi bën afrimin e tretë në merkaton e verës. Pas mesfushorit Ardit Hila dhe sulmuesit Klejdi Daci, “Panorama Sport” zbulon se sot klubi verilindor ka firmosur me kroatin Edi Basa.

Bëhet fjalë për një sulmues 27-vjeçar, i cili luan nga krahët dhe në qendër të këtij reparti. Ai do te jete pjese e kesaj skuadre ne sezonin e ri.

Së fundmi ka qenë pjesë e Superligës maqedonase me Borec Velezh. Në të kaluarën Basa ka luajtur me klube si Istra dhe Cibalia në Kroaci, por edhe FC Koper në Slloveni.

Mësohet se afrimi i tij është një zgjedhje ekskluzive e drejtorit kroat të Kukësit, Pero Pejiç. Ne ditet ne vijim priten edhe te tjera levizje te rendesishme ne rradhet e ketij ekipi qe ne fakt ende nuk ka zyrtarizuar trajnerin e tij.