...
HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREE konfirmojnë mediat maqedonase/ Tirana arrin akordin me futbollistin 26-vjeçar që shkëlqeu...

E konfirmojnë mediat maqedonase/ Tirana arrin akordin me futbollistin 26-vjeçar që shkëlqeu te Vllaznia

Një tjetër lëvizje surprizë në merkato. Mediat maqedonase kanë raportuar së fundmi, se ish-futbollisti i Vllaznisë, Aleksandër Isaevski do të vijojë karrierë te skuadra e Tiranës.

Sipas “spormedia.mk”, 26-vjeçari ka arritur akordin me bardheblutë, teksa pritet të zyrtarizohet në ditën në vijim.

Gjatë karrierës së tij, mbrojtësi i krahut, është aktivizuar me disa skuadra si Detroit Siti, Makedonija Gp, Pobeda, Dunav Ruse si dhe Vllaznisë. Te shkodranët Isaevski ishte një ndër futbollistët më të dalluar.

Por ndonese drejtuesit kuqeblu insistuan per te rinovuar me te, Isaevski nuk pranoi te hidhte firme ne kontrate sepse planet e tij duket se kane qene per te firmosur me Tiranen.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.