Sunday, February 22, 2026
FAQJA E PARE KRYESORELajm i keq për Sauthgejtin, dëmtohet mesfushori dhe ndodhet në dyshim të...

Lajm i keq për Sauthgejtin, dëmtohet mesfushori dhe ndodhet në dyshim të madh për finalen me Italinë

24 orë përpara fillimit të supersfidës finale të EURO 2020, mes Anglisë dhe Italisë, në kampin e britanikëve është ngitur alarmi.

Mesfushori i Mançester Sitit, Fil Foden ka lënë stërvitjen për arsye të një dëmtimi në gju dhe është në dyshim të madh për ndeshjen ndaj të kaltërve.

Një lajm i keq ky për Garet Sauthgejt i cili humbet një nga lojtarët më të mirë të kombëtares.

Sa i përket formacionit, tekniku britanik nuk ka dyshime dhe do të hedhë në fushë 11-shen që luajti ndaj Danimarkës, me Sakanë, Maunt dhe Stërling në mbështetje të Herri Kejnit.

Nëse Foden do të rikuperohet, do të jetë një armë më shumë në pankinë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments