24 orë përpara fillimit të supersfidës finale të EURO 2020, mes Anglisë dhe Italisë, në kampin e britanikëve është ngitur alarmi.

Mesfushori i Mançester Sitit, Fil Foden ka lënë stërvitjen për arsye të një dëmtimi në gju dhe është në dyshim të madh për ndeshjen ndaj të kaltërve.

Një lajm i keq ky për Garet Sauthgejt i cili humbet një nga lojtarët më të mirë të kombëtares.

Sa i përket formacionit, tekniku britanik nuk ka dyshime dhe do të hedhë në fushë 11-shen që luajti ndaj Danimarkës, me Sakanë, Maunt dhe Stërling në mbështetje të Herri Kejnit.

Nëse Foden do të rikuperohet, do të jetë një armë më shumë në pankinë.