HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREAkordoi dy penallti të diskutueshme, Vllaznia ankesë zyrtare në UEFA për arbitrin...

Akordoi dy penallti të diskutueshme, Vllaznia ankesë zyrtare në UEFA për arbitrin rus

Vllaznia depoziton zyrtarisht pranë UEFA-s një ankimim për vendimet e marra nga gjyqtari kryesor rus, Aleksei Matjunin, gjatë ndeshjes së parë në Ligën e Konferencës kundër Shiroki Brijegut, luajtur më 8 korrik në Bosnjë.

Klubi ka bërë një dosje voluminoze, shoqëruar me pamje filmike për të gjitha rastet e dyshimta gjatë ndeshjes, ku kryesori rus akordoi dy 11-metërsha shumë të diskutueshëm në favor të Shirokit, por gjithashtu nxori nga xhepi plot 12 herë kartonin e verdhë për shkodranët, si dhe dy herë të kuqin.

Pretendimet e klubit shkodran janë që arbitri ka marrë vendime në kundërshtim me rregulloren. Ata janë të bindur se për të gjitha rastet e pretenduara kundër Vllaznisë, rusi ka keqinterpretuar rregulloren dhe ka ndikuar direkt në humbjen e skuadrës kuqeblu.

Natyrisht në Shkodër nuk presin që të merret ndonjë vendim për rezultatin, por besojnë se komisionet e UEFA-s, do të penalizojnë arbitrin Matjunin nga aktivitetet ndërkombëtare. Nëse ndodh kjo, do të ishte si një fitore e vogël dhe natyrisht “ngushëllim” për atë humbje 3-1 me penallti të dhëna në mënyrë të çuditshme.

“Panorama Sport” mëson se klubi shkodran ka reklamuar edhe disa parregullsi gjatë ndeshjes ndaj Shirokit, më tepër sa i përket sigurisë në stadium dhe sjelljes së autoriteteve vendëse.

Ankesat janë të lidhura edhe me kushtet e fushës, por gjithashtu për sektorin VIP të impiantit dhe mungesën e tunelit në hyrje të dhomave.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments