Thursday, February 12, 2026
FAQJA E PARE BOKSKristian Demaj mundet me pikë nga bjellorusi Kuzmin në Poloni

Kristian Demaj mundet me pikë nga bjellorusi Kuzmin në Poloni

Boksieri shkodran Kristian Demaj nuk ka arritur ta fitojë ndeshjen e tij të parë në boksin profesionist, atë që ka zhvilluar sonte në Poloni ndaj boksierit bjellorus Sergej Kuzmin. Por pavarësisht kësaj, paraqitja e boksierit tonë ka qenë shumë e mirë. Ndonëse ka qenë ndeshja e tij e parë në boksin profesionist, ai I ka rezistuar në mënyrën e duhur kundërshtarit me shumë përvojë në këtë lloj boksi. Këtë e tregojnë edhe vlerësimet përfundimtare të tre gjyqtarëve në fund të pesë raundeve  teksa kanë dhënë këto rezultate: 49-46, 47-47 dhe 49-46. Natyrisht nuk ka qenë koha më e mirë për ta zhvilluar këtë ndeshje për Demajn ngaqë ai nuk ka qenë në formën e tij më të mirë sepse ftesa e ekipit meksikan ka ardhur e papritur. Përveç kësaj, boksieri I Vllaznisë, nuk kishte zhvilluar asnjëherë më parë 5 raunde nga 3 minuta dhe për më tepër në profesionizëm. Megjithatë drejtuesit e ekipit të Meksikës kanë mbetur të kënaqur nga paraqitja e shqiptarit dhe ka mundësi t’I ofrojnë një kontratë atij. Fakti që tashmë I është hapur mundësia edhe boksierëve tanë për të marrë pjesë në ligën gjysmëprofesioniste ëorld Series Boxing (ëSB) dhe paraqitja e mbrëmjes së sotme e Kristian Demës në të parën ndeshje, tregon se shqiptarët mund të ecin përpara në këtë lloj boksi.
Gjergj KOLA

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments