...
HomeFUTBOLLFANTASTIKE/ Arbitri shkodran shpëton jetën e tre pjestarëve të një familje në...

FANTASTIKE/ Arbitri shkodran shpëton jetën e tre pjestarëve të një familje në plazhin e Shëngjinit

Nje arbiter futbolli nuk sherben vetem per te vendosur drejtesi ne fushen e blerte. Ai duhet te jete protagonist edhe jashte fushes se blerte dhe ne fakt njeri prej tyre, diten e djeshme eshte kthyer ne nje hero.

E kemi fjalen per arbitrin shkodran Bekris Dragusha. Gjate kohes se veres, ai kryen detyren e vrojtuesit te plazhit dhe bashke me kolegun e tij Luçjano Marku kane kryer nje akt heroik duke shpetuar nga mbytja tre pjestare te nje familje nga Kosova.

Kete gje e ka bere te ditur Federata Shqiptare “Vrojtuesit e Plazhit dhe Shpetimit ne Uje” ne nje postim te saj kur shkruan:

“Nje akt heroik kane kryer sot Vrojtuesit e Plazhit ne Shengjin. Lucjano Marku dhe Bekris Dragusha me shume guxim kane shmangur nje tragjedi te vertete. Tre pjestare te nje familje nga Ferizaj i Kosoves, babai dhe dy vajzat e tij adoleshente kane rrezikuar jeten.

Ne momentin kur 3 te rrezikuarit po luftonin me rrymat e krijuara nga dallget e medha, me shume profesionalizem Luçjano dhe Bekrisi kane nderhyre dhe i kane transportuar te rrezikuarit me ne thellesi deri ne kufirin e lejuar per notim.

Djemte tregojne se kane zgjidhur tapat kufizuese dhe kane ndihmuar te rrezikuarit te mbahen ne to. Me udhezimet e Vrojtuesve, stafi i sigurise se Princ Adriatik Resort te ndihmuar edhe nga pushuesit jane lidhur dore me dore per ti kaluar atyre litarin e rulit statik te Vrojtuesit.

Fale Zotit te 3 te rrezikuarit jane nxjerre ne breg dhe gezojne shendet te plote. VROJTUESIT E PLAZHIT SHPETOJNE JETE! FREKUENTONI PLAZHET ME VROJTUES!”

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.