Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESORERonaldo “thyen” karantinën dhe del në stërvitje me Mançesterin, takohet me trajnerin...

Ronaldo “thyen” karantinën dhe del në stërvitje me Mançesterin, takohet me trajnerin Solskjaer

Më në fund ka marrë fund pritja e tifozëve të Mançester Junajtid për të parë Kristiano Ronaldon në fushë. Kjo jo në një ndeshje zyrtare, por në stërvitje, të paktën për momentin.

Ylli portugez ka dalë nga karantina 5 ditore që pas kthimit nga Portugalia duke iu bashkua pjesës tjetër të skuadrës. Në rrjetet sociale janë postuar disa fotografi nga takimit i parë i Ronaldos me trajnerin Solskjaer dhe të dy duken mjaft të qeshur.

Dyshja ka luajtur bashkë në vitet e hershme të Ronaldos në Mançester teksa kanë një marrëdhënie të mirë midis tyre.

Debutimi i Ronaldos tani më mund të vijë në fundjavë në sfidën ndaj Njukastëllit duke hedhur poshtë aludimet se karantina për yllin portugez do të zgjaste deri ditën e enjte, që e cila e penalizonte të zbriste në fushë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments