Sunday, February 1, 2026
FAQJA E PARE SHKODRANET NEPER BOTETeli shënon në shtesë dhe i jep fitoren 3-2 ekipit të Karabakut

Teli shënon në shtesë dhe i jep fitoren 3-2 ekipit të Karabakut

Mbrojtësi shkodran Admir Teli ka shënuar sërish për ekipin e tij Karabak Agdam  në ndeshjen e luajtur mbrëmjen e sotme të vlefshme për kampionatin azerbajxhanas. Ai ka shënuar pikërisht në minutën e dytë shtesë të ndeshjes duke i dhënë fitoren 3-2 skuadrës së tij në transfertë. Kur u mendua se takimi do mbyllej në barazim, ka qenë futbollisti shqiptar ai që ka gëzuar skuadrën e tij dhe ka dëshpëruar kundërshtarin me golin e shënuar. Në fakt Karabaku kishte kaluar shpejt në avantazh që në minutën e 4-të me anë të Almeidës ndërsa në të 17-tën ka shënuar golin e dytë me futbollistin tjetër shqiptar Ansi Agolli.


Me këtë rezultat 2-0 u duk se ndeshja do përfundonte shpejt me fitoren e skuadrës së dy shqiptarëve por nuk do ndodhte kështu. Skuadra vendase e Ravan Baku kanë arritur të barazojnë shifrat. Në këtë mënyrë goli i Telit në minutën e 92-të ka marrë vlera më të mëdha sepse i ka dhënë tre pikë shumë të vlefshme Karabakut që mban vendin e tretë në renditje me dy pikë më pak se skuadra kryesuese e kampionatti që është Inter Baku.Për Telin ky është goli i dytë në këtë kampionat teksa të parin e ka shënuar pak kohë më parë.
www.shkodrasport.com

 

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments