Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORESmajli e Gjini gati për formacion nesër ndaj Apolonisë

Smajli e Gjini gati për formacion nesër ndaj Apolonisë

Për trajnerin e Vllaznisë Artan Bushati tashmë duket se nuk ka më asnjë dyshim. Ai e ka të qartë se me cilin formacion do të luajë në ndeshjen e rradhës me Apoloninë që do të zhvillohet ditën e nesërme. Mbrojtësi Smajli ka lënë pas dëmtimin që ka patur dhe do jetë në fushë nesër.Po ashtu trajneri duket se ka vendosur të bëjë një ndryshim edhe sa i tako sulmit. Nëse në mesjavë në ndeshjen e kontrollit ndaj ekipit të të rinjve luajti Rexha në sulm, Bushati duket se ka ndër mend të ndryshojë nga ndeshja e Gjirokastrës në këtë repart. Në sulm pritet të luajë sërish nga minuta e parë Jurgen Gjini. Ai po tregon një formë të mirë sportive dhe përveç golit të shënuar ndaj Luftëtarit, ka shënuar edhe dy gola në testin e kontrollit ndaj Vllaznia U-19. Të tjerët që mendohet të luajnë ndaj Apolonisë nesër janë po ato. Duke nisur nga portieri Vujadinoviç, mbrojtësit Semina, Belisha e Begaj, në mesfushë do jenë Beqiri, Tafili, Hajdari e Dragoi e para tyre Bardulla. Me këtë 11-she, Vllaznia kërkon fitoren në ndeshjen e javës së 17-të të kampionatit ndaj skuadrës së vendit të fundit në renditje, Apolonisë. Në pamje të parë duket një sfidë e lehtë megjithatë nuk do jetë kështu. Fierakët nuk kanë se çfarë të humbasin dhe prandaj duke luajtur lirshëm do mundohen t’i marrin pikë skuadrës shkodrane.
www.shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments