...
HomeKRYESOREAlexis dhe Vidal, dy “lukse” të harruar te Interi

Alexis dhe Vidal, dy “lukse” të harruar te Interi

Dy kilianët, Alexis Sanchez dhe Arturo Vidal mbërritën në Milano me premisa shumë të larta, por situata e tyre aktuale është larg asaj.

Interit iu desh të bënte disa lëvizje të rëndësishme gjatë merkatos për të provuar të balancojë llogaritë e klubit që pavarësisht se është kampion i Serie A, po kalon vështirësi serioze financiare.

Shitjet e dy lojtarëve kryesorë si Lukaku dhe Achraf ndihmuan procesin, por Alexis dhe Vidal e kanë komplikuar situatën.

Kilianët janë më të paguarit e skuadrës, por Inzaghi nuk i sheh ata si lojtarë kryesorë. Merkatoja e dimrit mund të nënkuptojë fundin e eksperiencës së tyre në Milano.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.