HomeKRYESOREDybala në dispozicion të Allegrit për ndeshjen kundër Romës

Dybala në dispozicion të Allegrit për ndeshjen kundër Romës

Paulo Dybala pësoi një tërheqje muskulare në sfidën që Argjentina zhvilloi kundër Uruguaj e vlefshme për Katar “2022”, e cila përfundoi me rezultatin 3-0 për kombëtaren “Albiceleste”.

Argjentinasi u detyrua të linte fushën e lojës sepse trajneri i kombëtares nuk donte të rrezikonte më tepër, kur ndeshja ishte në favorin e tyre.

Sipas “SportItalia” sulmuesi i Juventusit Paulo Dybala do të jetë nën urdhërat e trajnerit Misimiliano Allegrit në stërvitjet që do të zhvillohen për përgatitjen e skuadrës.

Juventusi do të luajë kundër Romës në kampionat menjëherë pas ndeshjeve të kombëtareve. Gjithashtu “Zonja e vjetër” do të përballen me Zenit Shën Petersburg në Ligën e Kampionëve dhe më pas me Interin në kampionat. 3 sfida aspak të lehta që i duhet Juventusit të tregojë gjithë kualietin që ka skuadra.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments