HomeKRYESOREInter zyrtarizon largimin e Eriksen

Inter zyrtarizon largimin e Eriksen

Inter ka komunikuar zyrtarisht në rrjetin social Instagram se Eriksen nuk është më një lojtar zikaltër.

Problemi në zemër nuk e lejon danezin të luajë në Itali sipas rregullave të Federatës. Flitet se Christian Eriksen mund të rikthehet tek njëri prej ish-ekipeve të tij si Odense, Ajax ose Tottenham.

Eriksen luajti për Interin në 60 ndeshje ku shënoi 8 gola dhe asistoi 3 herë.

Postimi i Inter-it:

“Edhe pse Interi dhe Christian Eriksen tani po ndahen, lidhja e tyre nuk do të prishet kurrë. Ne kemi mbledhur disa nga kujtimet nga koha e tij në Inter në këtë mesazh të veçantë: kohë të mira, kohë të vështira, gola, fitore dhe festime të Scudettos me tifozët jashtë San Siros.”

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments