FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia fiton përmes spektaklit 'klasiken' ndaj Tiranës. Vendosin golat e dyshes Murataj-...

Vllaznia fiton përmes spektaklit ‘klasiken’ ndaj Tiranës. Vendosin golat e dyshes Murataj- Mehmeti

Vllaznia ka arritur një fitore 2-0 përballë Tiranës në javën e 8-të të “Abissnet Superiore”, në ndeshjen e luajtur në “Loro Boriçi”, që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH1.

Kuqeblutë e nisën vrullshëm sfidën, me Balajn që u shfaq rrezikshëm para portës bardheblu që në minutën e parë. Më pas disa tentativa nga distanca nga shkodranët, ndërsa nga ana e bardhebluve mund të veçohet rasti i Berishës që u shfaq i vetëm përballë Jukajt, por pa arritur ta mposhtë atë.

Për të zhbllokuar sfidën ka menduar Murataj, i cili arriti të mposhtë portierin e bardhebluve, Bekaj me një veprim mjaft të bukur. Goli i dytë u shënua nga Mehmeti në pjesën e dytë me një gjuajtje të saktë me të djathtën brenda zonës.

Tirana kërkoi të reagojë me Dacin, i cili u ndal nga Jukaj, ndërsa Mehmeti dhe Balaj iu afruan golit të tretë për shkodranët.

Pavarësisht mundësive të krjuara, rezultati mbeti i pandryshuar, 2-0 për Vllazninë që ngjitet në kuotën e 8 pikëve. Tirana mbetet në kuotën e 11 pikëve.

VLLAZNIA 2-0 TIRANA

38′ Murataj, 68′ Mehmetiv

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments