Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORERivalitet me Teutën, Tirana kthen mbrojtësin në shtëpi

Rivalitet me Teutën, Tirana kthen mbrojtësin në shtëpi

Klisman Cake është emri që përflitet për një rikthim në Superligën Shqiptare. Ish-mbrojtësi i Tiranës për disa sezone luan në Maqedoninë e Veriut me Strugën, ndërsa ka bërë paraqitje të mira.

Në vendin fqinj janë të bindur se Tirana dhe Teuta kërkojnë shërbimet e 22 vjeçarit, që me Strugën ka treguar nivel të lartë loje.

Për newsport.al Cake konfirmon disa oferta nga klube të ndryshme, duke mos dashur të tregojë emrat. Janë vetë drejtuesit e Strugës që po negociojnë me disa skuadra për shqiptarin, teksa merkato e janarit është hapur.

I dalë nga moshat e Tiranës, 22 vjeçari ka kontratë me skuadrën maqedone deri verën e këtij viti, ndërsa është shpallur në formacionin më të mirë në elitën e vendit fqinj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments