Friday, May 29, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORENisja e sezonit të ri, FSHF mendon për fillimin e shtatorit

Nisja e sezonit të ri, FSHF mendon për fillimin e shtatorit

Në sezonet e kaluara kampionatet e Superiores kanë nisur zakonisht në gjysëm të muajit gusht apo maksimumi rreth datës 20 të këtij muaji. Edhe për sezonin e ri fillimisht FSHF kishte menduar datën 16 gusht për startin, por duket se planet kanë ndryshuar rrugës.

Megjithatë, zhvillimet e fundit kanë hapur një skenar tjetër, sipas të cilit kampionati mund të shtyhet deri më 6 shtator. Ky opsion është futur në diskutim për shkak të ngarkesës së Kombëtares U-21, e cila pritet të marrë pjesë në ndeshje të rëndësishme të lidhura me ciklin olimpik.

Një shtyrje me gati tre javë do të kishte ndikim të drejtpërdrejtë në gjithë strukturën e sezonit. Klubet do të detyroheshin të rishikonin planet e tyre të përgatitjeve, duke zgjatur fazën përgatitore dhe duke modifikuar programet e stërvitjes, grumbullimeve dhe ndeshjeve miqësore.

Për disa skuadra, sidomos ato që do të luajnë në Europë kjo mund të jetë një mundësi për të përmirësuar gjendjen fi zike dhe për të integruar më mirë afrimet e reja, ndërsa për të tjera mund të sjellë lodhje psikologjike për shkak të një periudhe më të gjatë pa ndeshje zyrtare.

Pavarësisht diskutimeve, vendimi përfundimtar nuk është marrë ende dhe pritet të zyrtarizohet në qershor, menjëherë pas përfundimit të “Final 4”, që do të mbyllë sezonin aktual.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments