Shkumbini është aktualisht pa trajner. Disa javë më parë, Lorenc Pashja u largua nga skuadra duke dhënë dorëheqjen, ndërsa klubi në ditët në vijim do të prezantojë “timonierin” e ri.
Përmes një postimi në faqen zyrtare, Shkumbini bën me dije se trajneri i ri do të jetë I huaj dhe në ditët në vijim do të zbulohet edhe emri I tij.
Postimi i Shkumbinit:
Në ditët në vijim do të kemi dhe emrin e trajnerit të ri .
Trajneri do të jetë i huaj dhe pritet firma brënda javës së parë të muajit janar . Trajneri do të prezantohet me ekipi pasi të zyrtarizohet dhe sëbashku me klubin do të bëjnë disa afrime me lojtarë vendas dhe të huaj.